Provimet e maturës shtetërore

17/05/2014 00:00

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka pohuar se për herë të parë pas tetë vitesh, provimi i maturës shtetërore është administruar mirë dhe nuk ka patur ndërhyrje nga politika.

“Është hera e parë pas 8 viteve që s’kemi ndërhyrje as nga kerët e komunës, deputetët e prefektët. Po ndodh ajo që ka thënë ministrja Lindita Nikolla: shkolla duhet të mbahet larg politikës”, deklaroi Malaj.

Maturantët do t’i nënshtrohen pesë provimeve të maturës shtetërore, rezulatet e të cilave do të pikëzohen. “Në bazë të pikëzimit bëhet ndarja e fashave dhe përzgjedhja e degëve, sepse në fund të 5 provimeve ata do listojnë degën për të vijuar sipas kërkesave që kanë në universitet”, nënvizoi Malaj.

Matura shtetërore do t’i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore, pasi matura do të shërbejë si proces mbyllës provimesh, por jo si hyrës për në universitete.

Top Channel