Gjuetia pa asnjë kriter edhe brenda parqeve të mbrojtuara gjatë viteve të fundit ka bërë që të zhduken dhjetëra lloje shpendësh, gjitarësh dhe peshqish.

Qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë për dy vjet, por sa i efektshëm do të jetë ky vendim. Ministri i Mjedisit Lefter Koka kërkoi kryerjen e një inventarizimi të gjendjes aktuale për të bërë bilancet reale pas dy vitesh.

“Do të bëhet inventarizimi i plotë i faunës që ekziston në Shqipëri. Po aq i rëndësishëm është hartimi i programit kombëtar të zhvillimit të gjuetisë, i cili do të pasqyrojë synimet dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të gjuetisë si dhe metodat për arritjen e tyre në një periudhë 10-vjeçare”, tha ministri Koka.

Moratoriumi synon edhe pezullimin e të gjitha lejeve dhe kontratave të gjuetisë. Sipas vendimeve të fundit, masat për shkelësit e moratoriumit shkojnë nga gjoba prej 1 milion lekësh deri në konfiskim të armës.

Top Channel