“Dhuro gjak, shpëto jetë” është motoja e fushatës së Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilës i janë bashkuar edhe punonjësit e Kryministrisë.

Sikurse edhe në të shkuarën, por sot si kryeministër i vendit, Edi Rama dhuroi gjak dhe i dërgoi një apel të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kësaj inisiative në ndihmë të talasemikëve.
 
“Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë. Në ketë holl të Kryeministrisë ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë ritual dhurimin e gjakut. Sepse në fund të fundit kjo Kryeministri boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak”, tha Rama.

Gjaku i dhuruar në ambientet e Kryeministrisë paraditen e të shtunës shkon në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Top Channel