Vizita e Erdogan, kufizime në lëvizje

13/05/2014 00:00

Të mërkurën më datë 14 mbërrin për një vizitë zyrtare në Tiranë kryeministri i Turqisë Recep Taip Erdogan.

Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, numri një i qeverisë turke do të zhvillojë takime me drejtuesit e institucioneve më të larta të vendit, ndërkohë që policia sot publikoi masat e marra dhe kufizimet në rrugët e kryeqytetit.

Kështu duke filluar nga ora 07:30 e deri në orën 14:30 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën e Librit Universitar deri në Bulevardin Barjam Curri, ndërsa nga ora 07:30 deri në orën 22:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Sheshi Shqiponja, në hyrje të Tiranës e deri tek rruga “Karl Topia”.

Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit mbi masat e sigurisë me rastin e vizitës së Erdogan thuhet gjithashtu se kufizime të pjesshme në lëvizje dhe parkime do të ketë edhe në të gjitha rrugët e tjera që të cojnë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Top Channel