Kukës, studentë e pedagogë në protestë

12/05/2014 00:00

Pedagogët dhe studentët e degës së Infermierisë në Kukës paralajmërojnë protesta.

Shkak për këtë veprim është mosmarrja e bursave shtetërore nga ana e studentëve dhe pagave nga ana e pedagogëve.

Përgjegjës i Filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës konfirmon shqetësimin e studentëve dhe pedagogëve.
 
Në vitin aktual akademik, degën e Infermierisë e ndjekin 300 studentë, ndërsa japin mësim 25 pedagogë.

Filiali i UT-së Kukës ka tre degë: ekonomik, infermieri dhe gjuhë angleze.

Top Channel