Bestrovë, pa ujë e pa ujësjellës

12/05/2014 00:00

Ushtarët italianë në Luftën e Parë Botërore vendosën këtë statujë si shatërvan dhe çesme publike për banorët e fshatit Bestrovë në Vlorë.

Por sot, 5 mijë banorët edhe pse kanë një statujë shatërvani nuk kanë më as ujë. As për familjet dhe as për vaditje. Kjo situatë është prej 13 vjetësh, ndërsa Bestrova ndodhet vetëm 20 kilometra larg Vlorës dhe pranë burimeve ujore.

Banorët nuk përdorin dot as puset e ndërtuara vetë për shkak se uji aty del i kripur dhe rruga e vetme për furnizim është transporti i ujit me bidona.

Gati 100 vite më parë, nën këmbët e kësaj gruaje dilnin tre rrëke uji në të cilat banorët e fshatit merrnin ujin e pijshëm.

Stërnipat e tyre tani e kanë dëmtuar rëndë këtë statujë e cila nuk ka më as ujësjellës të ri dhe as ujë.

Top Channel