Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka hedhur poshtë akuzat e amplifikuara prej opozitës, se Shqipëria ka thyer embargon e hidrokarbureve vendosur Iranit.

Magdalena Sanocka, zëdhënëse e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë deklaroi për “Balkan Inside” se, “kjo agjenci në asnjë rast nuk ka sugjeruar se Shqipëria ka thyer sanksionet e vendosura ndaj Iranit dhe se ata të cilët kanë raportuar të kundërtën e kësaj duhet ta korrigjojnë”.

Zëdhënsja Sanocka ka sqaruar se në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Shqipëria përmendet si një destinacion i përkohshëm për një anije-çisternë iraniane e cila u shkarkua në një destinacion tjetër.

“Pronarët e anijeve të naftës njoftojnë gjithmonë për një destinacion të përkohshëm kur anija largohet nga porti i nisjes përpara se ngarkesa të shitet. Kjo është e gjitha përse është përmendur Shqipëria”, ka theksuar zëdhënësja.

Po sipas saj, anija e quajtur “Swallow” është pronë e National Iranian Tanker dhe nga të dhënat që kemi ka kaluar tranzit me destinacion final Turiqinë.

Top Channel