Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Sporting Defensor ka përjetuar një mbrëmje magjike, të premten në Medelin, pasi skuadra uruguajane ka fituar 2-0 ndaj Atletico Nacional, në sfidën e parë të çerekfinaleve të Kupës Libertadores, ekuivalentes së Champions League në Amerikën e Jugut.
Thuajse me një këmbë drejt gjysmëfinaleve, dy lojtarë të uruguajanëve kanë vendosur të festojë duke e ekzagjeruar. Kanë organizuar një festë me drita të kuqe në hotelin e skuadrës, por situata iu ka rrëshkitur prej duarve, teksa fotot kanë përfunduar në internet.
Protagonistë ishin Ramon “Cachila” Arias dhe Matias Malvino. Gjatë 3 orëve të lira përpara fjetjes, lojtarët janë dëfryer me vajza kolumbiane thuajse të zhveshura.
Ende nuk janë marrë masa për lojtarët, por trajneri i klubit është shfaqur i irrituar.
Top Channel