Grabisin me armë lokalin, dhunojnë pronarin

10/05/2014 00:00

Një lokal është grabitur me armë në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Manëz të Durrësit.

Nën kërcënimin e armës dy persona kanë hyrë në lokalin në pronësi të shtetasit Bledar Meçe, të cilin e kanë qëlluar me tytën e armës dhe më pas kanë mundur të marrin xhiron ditore të biznesit.

I dëmtuari ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mundur të vërë në pranga shumë shpejt dy grabitësit, Izmir Allçi, 25 vjeç e Romario Shehu, 24 vjeç të dy banorë të Manzës.

Ndërkohë, pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel