BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian Vlora ka çelur sezonin turistik për këtë vit. Temperaturat e larta kanë ndihmuar që ky qytet bregdetar të jetë i mbushur me qytetarë të huaj dhe vendas, të cilët kanë shpejtuar që këtë fundjavë ta kalojnë pranë detit.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal, në bashkëpunim me biznesin vendas kanë reklamuar produktet e tyre vendase në stendat e vendosura në qendër të qytetit.
“Sezoni turistik 2014 do të jetë më i pasur e më shpresëdhënës se më parë. Vlora duhet të mbetet kryeqendra e turizmit shqiptar dhe kjo është motoja që duhet të na udhëheqë”, deklaroi nënkryetari i bashkisë, Arben Beqiri.
Për pak orë qyteti i Vlorës u vesh me ngjyra folk. Performanca e grupeve folklorike të ardhura nga treva të ndryshme të Maqedonisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Kroacisë i dhanë qytetit një tjetër gjallëri.
Top Channel