BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit ka vijuar aksionin për pastrimin e territorit nga mbeturinat në plazhin e Velipojës.
Operacioni i vullnetarëve është përqendruar pranë brezit të piashve në Lagunën e Vilunit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, pjesë e Korpusit të Vullnetarëve, bënë apel nga Velipoja se Shqipëria nuk mund të jetë më kështu.
“Prej javësh jemi në luftë me ndotjen, në liqen, në mal, në bregdet e në fushë. Kudo është një gjendje shumë e rëndë mjedisore, një ndotje që vjen nga mungesa e kulturës së qytetarëve dhe nga mungesa e vëmendjes së shtetit. Apelojmë tek të gjithë, tek pushteti vendor e qendror, që ta zgjidhin këtë problem pasi Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më kështu”, deklaroi Mentor Kikia, përfaqësues i shoqërisë civile.
“E ndjejmë për detyrë të jemi pjesë e nismës “Duaje më shumë Shqipërinë”. Është shtëpia jonë, nëse s’kujdesemi ne për të kush tjetër do të kujdeset”, u shpreh Klara Mergo, pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Ndërsa shtetasi zviceran Klodi Suavaget, që jeton në Shqipëri dhe prej vitesh i është bashkuar Korpusit të Vullnetarëve, tha se në këto nisma duhet të ketë pjesëmarrje dhe ndërgjegjësim të komunitetit.
Përveç zonës së Lagunës, Korpusi i Vullnetarëve ka ndërhyrë edhe në pastrimin e vijës bregdetare dhe në në rrugët kryesore të zonës së banuar të plazhit, duke hequr sasi të konsiderueshme mbeturinash.
Top Channel