Kapen klandestinë në Gjirokastër

06/05/2014 00:00

16 persona, me shtetësi siriane janë gjetur nga policia e Gjirokastrës në afersi të fshatit Bulo.

Ata kishin hyre ilegalisht nga Greqia ne token shqiptare dhe ishin nisur per te shkuar ne Malin e Zi. Pas verifikimeve te dokumentave rezultoi se sirianet kishin marre leje qendrimi dymujore nga policia greke. Pas regjistrimit, te gjithe shtetasit siriane i jane dorezuar policise greke.

Lufta ne Siri ka rritur ndjeshem fluksin e personave qe tentojne te kalojne kufirin me Shqiperine per te shkuar me pas drejt Malit te Zi.

Top Channel