Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha
Një tjetër operacion antidrogë është kryer mëngjesin e së martës në jug
të vendit, ku është bllokuar një sasi prej 30 kilogramësh lëndë
narkotike.
Sipas informacioneve të fundit, droga e tipit kanabis u bllokua në aksin Gjirokastër-Vlorë, teksa transportohej me një automjet tip “Citroen”.
Nga autoritetet lokale mësohet se uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin automjetit, shtetasin Ndue Marku, i cili do të përgjigjet për trafikimin e lëndës narkotike.
Një ditë më parë, po në orët e mëngjesit, policia e Gjirokastrës zhvilloi një operacion analog, të koduar me emrin “Udin”, gjatë të cilit u kapën 500 kg kanabis.
Gjatë operacionit uniformat blu ndaluan një person, ndërkohë që shpallën në kërkim dy të tjerë që u larguan sapo panë policinë. Megjithatë, arratia e njërit prej tyre përfundoi në orët e pasdites.
I kërkuari, një 29-vjeçar nga Lazarati, ra në prangat e policisë. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi edhe dy automjete tip “Jeep” dhe “Land Rover”, që po përdoreshin për transportin e drogës.
Top Channel