Dita e fundit e afatit të toponimeve të vendosura nga shteti grek për
fëmijët e emigrantëve shqiptarë ka bërë që në piken e kalimit kufitar të
Kapshticës të regjistrohen radhë të gjata mjetesh.

Prej mengjesit te se henes ne kete pike doganore eshte drejtuar vala e fundit e emigranteve te mbetur ne vend pas festes se Pashkeve, por ata jane vendosur ne radhe si pasoje e ritmeve te ulta dhe vonesave me te cilat punohet ne kete pike kufitare.

Qindra mjete dhe udhetare te lene ne pritje per ore te tera kane reaguar edhe njehere ndaj fenomenit te perhershem qe ndodh ne çdo feste, ku ata rrine me ore te tera ne territorin doganor para se t’u afrohen sporteleve te perpunimit te dokumentacionit.

5 Maji ka regjistruar edhe diten e fundit te afatit te lene nga pala greke per shqiptaret, te cilet kane probleme me toponimet ne pasaportat e femijeve te tyre.

Top Channel