Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha Kombinati i armëve në Poliçan ishte baza mbi të cilën u ndertua edhe
qyteti i Policanit. Te gjithe banoret ishin ne funksion te operacioneve
te prodhimit te armeve dhe municioneve per ushtrine e shtetit komunist.
Por pas vitit 1990, Kombinati krijoi mijra te papune, nje pjese e madhe emigruan ndersa aktualisht 2 mije persona jetojne si te papune ne qytetin me 10 mije banore.
I ndertuar ne vitet 60, ne vitin 1967 ai prodhonte sasi te medha municionesh, te cilat pas viti 1997 nisi edhe t’i shkaterronte.
Ne vitin 1986 uzina, u kthye ne kombinat dhe numeronte 3200 punonjes, te cilet mbeten pothuajse te gjithe pa pune. Vetem dy programe çmilitarizimi rimoren ne pune per disa vite rreth 400 persona.
Aktualisht ne uzinen, ende prone e ushtrise ka rreth 100 punonjes, nga te cilet 80 jane administrate dhe vetem 22 persona punojne ne linjen e prodhimit te fishekeve per policine. Te gjitha impiantet jane ne gjendje shume te keqe, ndersa ne uzine jane ende linjat e prodhimit te armeve te ndryshme. Uzina e policanit eshte nje nga ato industri qe ju trasheguan ministries se mbrojtjes e cila thjeshte po degradon.
Top Channel