KLD përjashton gjyqtaren e procesit

05/05/2014 00:00

Duket se procesi gjyqësor i hapur nga ish-Prokurorja e Pëergjithshme,
Ina Rama kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka premisa të qëndrojë
në udhëkryq.

Shkak, pritet te behet seanca e kesaj te hene ne Gjykaten Administrative, ku me kërkesë të KLD-së gjyqtarja që kishte çështjen Enrjeta Shehaj, u perjashtua nga gjykimi me një vendim të nje tjeter kolegeje te saj. Çka do te thote se padia e depozituar ne fillim te muajit prill do te rihidhet ne short, per te vendosur nje tjeter trupe gjyqesore.

Të ndodhur në këtë pikë, avokati i zonjes Rama, Fatmir Braka e shikon si ndikim te KLD-së përjashtimin e gjyqtares Shehaj, pasi tre vjet me pare Keshilli i Prokurorise e me pas ish-Prokurorja e Pergjithshme, vendosi emerimin si prokuror i bashkeshortit te gjyqtares, zotit Erjon Shehaj. Avokati Braka kundershton vendimin duke shpjeguar se me argumentin e konfliktit të interesave edhe pala paditese do te kerkoje doreheqjen e te gjithe gjyqtareve të Gjykatës Administrative.

“E quaj tmerrësisht absurde dhe të padrejtë, faktin që të përjashtosh një gjyqtare, se burri i saj është emëruar prokuror nga një tjetër, kur në rastin konkret, dhe nuk është vendimmarrësja Ina Rama, por është Presidenti i Republikës, për emërimin e Prokurorëve. Këta gjyqtarë të Gjykatës Administrative janë emëruar të gjithë nga KLD-ja dhe po të ecim me arsyetimin që bën KLD-ja, që gjyqtarët duhet të kenë shkaqe njëanshmërie, kur burrat e tyre emërohen në një vend, sic është është rasti i prokurores të përgjithshme, atëherë c’thuhet për këta gjyqtarë, që direkt janë emëruar nga KLD-ja dhe nga presidenti i Republikës, me vendimmarrjen e të dyve?
Ky proces kështu futet në rreth vicioz”, thotë avokati.

Ish-Prokurorja e Pergjithshme ne vitet 2007-2012 i kerkon Gjykates Administrative ta detyroje KLD-në qe ta emeroje si gjyqtare prane Gjykates se Apelit Tirane, ta detyroje KLD-në te paguaje te gjitha pagat qe ajo duhet te merrte nga dhjetori 2012 e ne vijim, si edhe t’i demshperbleje demin moral te shkaktuar nga disa anetare per fyerje gjate mbledhjes se KLD-se.

Zonja Rama thekson ne padine e saj se KLD-ja duhet te vendoste per emërimin ne Gjykaten e Apelit jo vetem ne referim te ligjit, por edhe nisur edhe nga vendet vakante ne kete gjykate e aq me teper, qe sipas ish-kreut te akuzes, vete anetaret e KLD-së kur refuzuan kerkesen e saj per t’ju kthyer gjyqesorit e moren kete vendim  ne konflikt interesi te qarte, pasi disa prej tyre vijojne te jene edhe gjyqtare ne Gjykatën e Apelit, ku zonja Rama kerkon te rikthehet.

Top Channel