Kate Upton: Fundshpina nuk tërheq vëmendjen e merituar

03/05/2014 00:00

Është e famshme për linjat e saj të mrekullueshme dhe ikonë e “Sports Illustrated” për të cilën është angazhuar së fundmi në një set fotografik në Cook Islands.

Megjithëse natyra është treguar bujare me “asetet” e përparme të saj, në një rrëfim të sinqertë “Behind the Scene”, modelja Kate Upton shpreh shqetësimin se ‘të pasmet e saj nuk tërheqin vëmendjen që meritojnë’.

“E dini cfarë?! Të pasmet e mia nuk marrin mjaftueshëm vëmendje dhe mendoj që me këtë set fotografish kjo do të ndryshojë”, thotë ajo duke buzëqeshur.

Për të parë rezultatin, duhet pritur publikimi i setit fotografik…dhe shpresojmë që pjesëve të Kate ‘të mos i mungojë vëmendja që meritojnë’.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel