Reforma, bashkë me ndarjen edhe kompetencat

02/05/2014 00:00

Pranë Komisionit të Reformës Territorale janë prezantuar studime konkrete të tre organizatave për pushtetin vendor.

‘Shtetiweb’, me moderator ish-deputetin socialist Ylli Bufi, propozon reduktimin e vendit në 88 njesi vendore, pothuaj dy here më shume njësi sesa Qeveria parashikon bazuar mbi kriteret e miratuara. Ne kete konkluzion ‘Shtetiweb’ mbërrin pasi, sipas tij, ndarja ne me pak njesi vendore do të krijonte probleme të administrimit te tyre.

Ky propozim kundërshton gjithashtu edhe një tjetër kriter të Qeverise, që ndarjen e nis mbi bazë rrethi.

Por me shume se sa tek numri i njesive vendore, kjo mbledhje e Komisionit të Reformes Territoriale është dominuar nga debati për qarqet. Propozimi i ‘Shtetiëeb’ për qarqet, parashikon reduktimin e tyre në 5 deri në 7 të tilla.

Pyetja që më së shumti mori diskutim ishte ajo, nese eshte i mjaftueshem vetem reduktimi i numrit të qarqeve, për t’i bere ato efektive, pa ndërhyrë në kompetenca dhe në mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të tyre, çështje që prekin Kushtetutën.

“Unë nuk mbahem peng i opozitës që nuk do të bëjë reforma, kur populli më ka dhënë votat për 84 vende në Parlament. Do e bëj këtë reformë, madje po e pashë të nevojshme, i drejtohem edhe popullit me referendum, për t’i thënë: e doni qarkun dhe i doni këto 70 bashki? Bëjmë një referendum, marrim mendimin e popullit”, tha bashkëkryetari i Komisionit, Bashkim Fino.

Debati per qarqet dominoi edhe nje tjeter prezantim, studimin e ‘CO Plan’, qe ne fokus ka pasur vetem qarqet. Opsioni i pare i ketij studimi eshte ndarja e vendit ne kater qarqe te medha me lidhje historike, ekonomike dhe kulturore dhe si nenopsion ndarjen ne 6 qarqe, duke ndjekur si kriter basenet e lumenjve.

Ndersa organizata zviceriane per pushtetin vendor, ka studiuar ndarjen e vendit ne zona funksionale, propozim i huazuar edhe nga Qeveria më pas. Ne pese qarqe te vendit qe kjo organizate ka bere studimin, krijohen 18 deri 24 njesi funksionale.

Keto propozime ne Komisionin e Reformes Territoriale, do te ridiskutohen kur Qeveria ne datat 15 deri ne 20 maj te sjelle variantet e hartes se re territoriale, per te huazuar prej tyre elemente te caktuara dhe per te vendosur variantin final te ndarjes se vendit.

Top Channel