Zbulohet i dashuri misterioz i Lindsay Lohan

01/05/2014 00:00

Ditë më parë, në një intervistë për revistën “Kode” Lindsay Lohan lëshoi deklaratën se po shoqërohej me dikë, por që ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

“Djali me të cilin po shoqërohem më dërgoi një avion privat që të më merret vetëm sepse dëshironte të më takonte…por ai është i martuar dhe me fëmijë”, citohet ajo nga revista “Kode”.

Megjithëse 27-vjeçarja reagoi fill pas publikimit të këtij lajmi duke thënë se i ishin deformuar pohimet, mediat rozë u vunë në kërkim të të dashurit misterioz të bukuroshes hollivudiane, e njohur për lidhjet e saj të shumta dhe të shkurtëra me meshkujt.

Dhe së fundmi del në pah emri i artistit spanjoll, Domingo Zapata, 39 vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë, por që prej 2009-ës nuk jeton në të njëjtën çati me bashkëshorten e tij.

“Ai është gjithcka për të. Personi që e mbështet dhe e mbron atë ngado”, citohet një burim i afërt i ciftit nga mediat amerikane.

Megjithatë, për Lindsay-n përsa kohë Domingo vazhdon të mbetet i martuar, edhe pse vetëm në letra, romanca e tyre mbetet kalimtare, ndërsa për 39-vjeçarin dokumentet martesore janë copa letre pa vlerë që s’kanë asnjë kuptim për të.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel