Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas 33 vitesh, surprizon në Javën e Modës në Paris
Zhveshja e Rihanës për revistën franceze ‘LUI’ nuk është pritur mirë nga Instagrami, aty ku këngëtarja nga Barbados kishte postuar fotot e pacensuruara gjysmëzhveshur.
Rrjeti social i hoqi vetëm një orë pas postimit pasi fotot cënonin rregullat mbi nudizmin, sipas ‘TMZ’.
Rihanna kishte postuar një foto “topless” dhe një tjetër ku tregonte të pasmet dhe kjo bëri që Instagrami t’i fshinte përkohësisht profilin 26-vjeçares.
Në guidën e Instagramit lexohet: “Nëse foton që keni ndërmend të postoni nuk do ia tregonit shefit tuaj, një fëmije apo prindërve, mos e postoni këtu. Profilet që do të kenë foto me përmbajtje për të rritur, do të pezullohen.”
Gjithsesi, Rihanna nuk u frenua, por të gjitha fotot e pacensuruara i postoi në Twitter pak më vonë.
Top Channel