Mazhoranca ka paraqitur në Komisionin e Medias kërkesën për hapjen e
procedurave për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e
Mediave Audiovizuale.

Nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza ka lexuar jo vetem rezolutën për AMA-n, por edhe projektvendimin per plotesimin e vakancës.

“Me propozim të një grupi deputetësh të maxhorancës në këtë Komision, vendosi shpalljen e katër vendeve vakante në AMA; shpalljen e vendit vakant të kryetarit të AMA-s; shpalljen e tre vendeve vakante për anëtarët e AMA-s; komisioni t’i kërkojë Kuvendit publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të AMA-s, për të vijuar me procedurat për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s”, tha Peza.
 
Por ky projektvendim i mazhorances ka hasur kundershti nga opozita, e cila ka kerkuar tre dite kohe qe njihet me projektvendimin dhe te shprehet per te.

“Komisioni nuk mund të shqyrtojë dhe votojë akte, të cilat nuk janë depozituar tre ditë përpara. Ne marrim të mirëqënë që raporti dhe projektvendimi i zotit Peza është qarkulluar ditën e premte dhe i kërkojmë anëtarit Boçi të na shprehet se kur do të jetë në gjendje t’ia dorëzojë Komisionit, që në momentin që të shqyrtohet nga Komisioni të jetë e ligjshme dhe e parrëzueshme. Ne në ditën vijuese të punës e marrim në shqyrtim dhe e fusim plotësisht në procedurë votimin”, tha Pollo.

Pas largimit te kryetarit Genc Pollo, komisioni eshte drejtuar nga nenkryetari Alfred Peza.

Ne fund te mbledhjes u vendos qe diten e hene me 5 maj te hidhet ne votim projektvendimet e opozites dhe mazhorances dhe t’i hapet rruga plotesimit te AMA-s, qe prej me shume se nje viti funksionon e manget dhe me anetare qe u ka mbaruar mandati.

Top Channel