Miley Cyrus, e tmerruar nga alergjia

29/04/2014 00:00

Këngëtarja Miley Cyrus ka treguar eksperiencën e përjetuar së fundmi, që
e çoi për disa ditë në spital, ku dhe qëndroi në gjendje shtrati.

“U sëmura kur isha në udhëtim. Të gjithë ishin me kollë, unë kisha marrë edhe disa ilaçe me vete. I merrja ilaçet prej pesë ditësh dhe gjithçka po shkonte mirë. Por ditën e gjashtë, kur u zgjova në mëngjes… ishte kaq e frikshme. Kur je alergjik ndaj diçkaje, praktikisht je duke helmuar veten”, ka treguar Cyrus.

Asaj i ishte dhënë më herët nga mjekët antibiotiku Cephalexin. 21-vjeçarja ka shpjeguar përse pati atë reaksion ndaj ilaçit.

“Unë dhe mamaja ime jemi alergjike ndaj penicilinës. Kjo nuk është penicilinë por është në të njëjtën kategori ilaçesh, kështu që ndonjëherë njerëzit që janë alergjikë ndaj penicilinës mund të kenë një reaksion të tillë”, ka sqaruar këngëtarja.

“Unë nuk e kisha marrë kurrë më parë atë. Ishte një çmenduri, u zgjova në autobus dhe nuk merrja dot frymë. Pastaj më dukej sikur lëkura dhe gjithçka e imja po dilte nga kontrolli”, ka shtuar Cyrus.

Këngëtarja e “We Can’t Stop” u përmirësua gjatë qëndrimit në spital dhe, siç thotë ajo, pjesa më e vështirë për të ishte se nuk mund të performonte në skenë në kuadër të turit të saj që u anulua.

Top Channel