Gomez-Bloom fotografohen bashkë

29/04/2014 00:00

Selena Gomez mund të jetë duke fshirë miqtë e saj VIP-a nga rrjetet
sociale, por jashtë hapësirës kibernetike miqësia e saj me Orlando Bloom
po shkëlqen.

Këngëtarja 21-vjeçare dhe aktori 16 vjet më i madh u panë së bashku për herë të dytë në një muaj. Çifti, paksa anormal për shkak të moshës së Gomez, është fotografuar teksa bënte një shëtitje pas një shfaqeje artistike të mbajtur në Los Anxheles mbrëmjen e së shtunës.

Selena, që ishte veshur e tëra me të zeza, u fotografua e ulur në një bërdurë me aktorin britanik, i cili mbante një cigare mes buzëve. Të paktën derisa filluan fotot, sepse përpara flesheve të aparateve, ylli i sagës së “Piratët e Karaibeve” e hodhi atë menjëherë.

Edhe pse mund të ketë qenë një takim i rastësishëm, në mediat rozë qarkullojnë zëra për një “ngjitje” të dy yjeve të, si hakmarrje ndaj partnerëve të tyre të mëparshëm, ajo me Justin Bieber dhe ai me Miranda Kerr.

Hera e fundit që ata ishin fotografuar së bashku ishte më 26 mars, gjatë xhirimeve të “We Day California”, bashkë me aktorin Seth Rogen.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel