Douglas-Jones, sërish bashkë

29/04/2014 00:00

Duket se ata janë sërish bashkë. Michael Douglas dhe Catherine Zeta
Jones nuk dukeshin si një çift i divorcuar ditën e hënë kur u shfaqën në
Nju Jork, në Chaplin Award Gala.

Douglas, 69 vjeç dhe bashkëshortja e tij 25 vite më e re ecën dorë për dore teksa parakaluan në tapetin e kuq, duke shënuar kështu daljen e tretë të përbashkët në publik në dy javë.

Prindërit e dy fëmijëve, Carys dhe Dylan, 11 dhe 13 vjeç, bënë një “pauzë” të marrëdhënies së tyre 13-vjeçare në muajin gusht.

Sidoqoftë, këtë muaj ata u shfaqën së bashku në Mollën e Madhe duke u dukur si një çift konkret, për të parë një shfaqje teatrale dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të koleges Meryl Streep në Monte Cristo Awards.

Douglas kishte thënë disa herë se dëshironte që gjërat me Zeta Jones të rregulloheshin. (E kush i vë faj duke parë bukurinë e saj?)

“Ndonjëherë njerëzit marrin një pushim për të reflektuar, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjithçka mes tyre ka marrë fund. Unë kam shumë shpresa”, kishte thënë ai në nëntor.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel