Diten e hënë eshte zhvilluar, Konferenca e Kryetarëve të
Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet kryeministri Rama, ndërsa shprehu rëndësinë e kësaj nisme theksoi se një prej sfidave të nismës Adriatiko-Joniane është integrimi i sa më shumë aktorëve.

“2014-ta është i pari vit në historinë e Ballkanit që nis dhe vijon pa asnjë konflikt. Koha e re e paqes kërkon një kohe të re bashkëpunimi dhe ndërveprimi rajonal. Nisma Adriatiko-Joniane është një instrument në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social. Synon ta kthejë detin Adriatik dhe detin Jon në një liqen të madh dhe të pasur të Europës së bashkuar. Për ne kryesimi i nismës gjatë këtij viti ishte një mundësi e shtuar për të dhënë një kontribut dhe për të shprehur vullnetin tonë për bashkëpunim,”- deklaroi Rama.

Rama më tej theksoi se me rëndësi është edhe përfshirja e Prishtinës dhe e Shkupit në këtë nismë.

Në fjalën e tij në nisje të këtij aktiviteti, kreu i parlamentit Ilir Meta theksoi se forcimi i kësaj  nisme qëndron tek dimensioni i saj europian, ndërsa shtoi se duhet edhe përfshirja e Prishtinës dhe Shkupit në këtë nismë.

“Besojmë se forca e kësaj nisme qëndron tek dimensioni europian. Të rrisim sfidat e përbashkëta për integrimin. Mbështesim gjithëpërfshirjen, prandaj kërkojmë të jetë pjesë e nismës edhe Prishtina e Shkupi”, tha Meta.

Top Channel