Mila Kunis dorëzohet; tregon shtatzëninë
28/04/2014 00:00
Ende nuk e ka pranuar zyrtarisht me zë, por Mila Kunis konfirmon me figurë atë që në mediat rozë përflitet prej javësh; shtatzëninë.
Aktorja u fotografua me linjat e saj “të fryra” të dielën në “Stagecoach: California Country Music Festival”. E shoqëruar nga partneri i saj Ashton Kutcher, 30-vjeçarja u argëtua disa orë në festivalin e muzikës dhe lojërave “Country”.
Ajo kishte veshur një palë xhinse të shkurtëra dhe një bluzë transparente mjaftueshëm sa për të treguar që ishte shtatzënë.
Top Channel