Legalizimet, Rama pret grupet e interesit

28/04/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama që në nisje të bashkëbisedimit të tij me qytetarë për procesin e legalizimeve ka ritheksuar pozicionin e qeverisë lidhur me këtë çështje.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

Ai tha
se qeveria aktuale, ndryshe nga të mëparshmet, do t’i shkojë deri në fund këtij
procesi dhe do ta bëjë krejtësisht falas.

“Ne nuk do të
lëmë askënd të mbetet i palegalizuar në zonat informale”, tha zoti Rama.

Fakti që nuk
do të ketë me vetëdeklarime të reja është theksuar disa herë nga Kryeministri,
i cili ka lënë një vijë të hapur vetëm për ata që nuk e kanë pasur të mundur këtë
gjë dhe mbi të gjitha për emigrantët.

“S’ka më vetëdeklarime
të reja, ka vetëm legalizime brenda zonave informale dhe mirëkuptim të plotë në
lidhje me emigrantët që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë vetëdeklarimin”,
deklaroi Rama.

Zoti Rama tha
se ky është një proces që lidhet ngushtë me ata që kanë ndërtuar një shtëpi për
një jetë më të mirë dhe jo për qëllime fitimi.

Kryeministri
sqaroi edhe një herë procesin në të gjithë detajet e tij, duke ritheksuar se
nuk do të ketë më ndërtime të palegalizuara. Ndërtimet e tjera që do të bëhen
pa leje siç theksoi zoti Rama do të kenë tolerancë zero dhe autorët e tyre do të
përgjigjen përpara ligjit.

“Ne e dimë se
çfarë themi dhe do të bëjmë ekzaktësisht atë që dimë. Kemi treguar se dimë më
shumë se ata që ishin deri dje, por do të tregojmë që e duam këtë popull shumë
më shumë se ata që deri dje i thoshin popullit se çfarë kishte dëshirë të dëgjonte
dhe mbrapa shpinës i bënë atij gjëra që asnjë popull nuk do të kishte dëshirë t’i
kishte para syve”, shtoi Kryeministri.  

Top Channel