Korea e Veriut stërvitje ushtarake pranë kufirit

28/04/2014 00:00

Korea e Veriut ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitje ushtarake pranë kufirit të diskutueshëm detar gjatë ditës së martë.

Lajme është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Do të jetë hera e dytë që Peniani  do të kryej ushtrime të tilla brenda një muaji.

Sipas Koresë së Jugut stërvitja do të zhvillohet pranë 2 ishujve në perëndim të gadishullit Korean.  

Një stërvitje e ngjashme ushtarake në fund të Marsit solli shkëmbim zjarri mes 2 vendeve përgjate kufirit të shumëdiskutuar detar.

Rajoni në fjalë ka qenë përherë një vatër e nxehtë përplasjesh mes dy vendeve fqinje. Kombet e Bashkuara e përvijuan kufirin perëndimor pas luftës mes dy Koreve, por vendi komunist nuk e ka njohur kurrë.

Në fundin e 2010-tës, katër koreano-jugore u vranë në një ishull kufitar nga zjarri i artilerisë së Penianit. Shkëmbime të shtënash pati shkurtimisht edhe gushtin e 2011-tës, ndërsa në fillim të këtij viti, një anije koreano-jugore, e goditur me silurë nga forcat e veriut, u mbyt duke marre jetët e 46 marinarëve.

Top Channel