Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi një fitore
faktin që Parlamenti do të hetojë dyshimet e bëra publike, nëse
infrastruktura ushtarake është përdorur apo jo për trafik të lëndëve
narkotike.

“Me qëllim transparencën e plotë të këtij skandali, për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, për të çuar përpara ligjit përgjegjësit, ata që u janë bërë ortakë apo urë narkotrafikantëve, ata që kanë njollosur figurën e shtetit dhe autoritetin publik, duke vënë në dispozicion të krimit asete publike, por edhe ata që nuk kanë bërë punën për të cilën paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, pasi kanë marrë informacione dhe të dhëna të bollshme, se cfarë po ndodhte”, tha Basha.

Sipas zotit Basha, pasi u perpoq ta beje qesharake kete çeshtje, Qeveria e pranoi ekzistencen e informacionit, por tani, siç thote ai, po fshihet pas togfjaleshit te “mungeses se provave”.

“Një Qeveri e përgjegjshme dhe dorëjashtë nga skandali, nuk mund t’ia lejonte kurrë vetes të fliste kështu. Informacioni është hapi i parë, për të shkuar drejt provës, prova aty ka qenë, por e kanë lënë të livadhisë. A mund të na thonë ç’janë këta avione që ulen njëherë në Gjadër, njëherë në Divjakë, njëherë në afërsi të Kardhiqit? Çfarë transportojnë? Çfarë e dinë provën dyshja Rama-Meta? Mos vallë kanë pritur që droga të derdhet rrugës? Edhe kjo provë do të dalë, të mos mërzitën”, tha Basha.

Basha: Do të mbështesim çdo protestë

Paralelisht me çeshtjen e Komisionit Hetimor per Trafikun e Droges, opozita eshte e fokusuar edhe tek mbeshtetja e protestave kudo ku ato ndodhin, per shkak te asaj qe zoti Basha, e cileson si perkeqesim dramatik te gjendjes ekonomike te vendit, rritjes se papunesise dhe renies se te ardhurave.

“Shqiptarët duhet të përgatiten për skenarë ekonomikë, që vendi nuk i ka njohur, por situata po precipiton me shpejtësi dhe kjo kërkon që në të shkojmë më tej. Në bashkëpunim me qytetarët, me grupet e interesit, jemi dhe do të jemi pranë tyre dhe në këmbë me ta, për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Së bashku në protestë kundër oligarkisë, do të nisim të hartojmë strategjinë tonë antikrizë dhe antirecesion, për të dalë nga vorbulla e të keqes, ku e ka futur dhe po e zhyt më thellë çdo ditë mosqeverisja”, tha Basha.

Partia Socialiste: Opozita vijon me gënjeshtra

Partia Socialiste i është përgjigjur akuzave të bëra më herët gjatë ditës nga kreu i opozitës, Lulzim Basha në lidhje me keqpërdorimin e supozuar të ushtrisë.

“Lideri i opozitës vijoi edhe sot me deklarata për avionë fantazmë që transportojnë drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarët dhe teknologjia e ekspertëve të huaj dhe atyre shqiptarë”, deklaroi deputetja Olta Xhaçka.

Sipas saj, opozita sot gënjen me sa të mundet, me shpresën se diçka do të mbetet dhe keqinformon publikun edhe me të dhënat mbi ekonominë.

“Njësoj siç gënjyen për çmimin e naftës, gënjejnë edhe sot për ekonominë. Rritja e eksporteve tregon se sot Shqipëria i është kthyer punës dhe veprimtarisë”, theksoi Xhaçka. 

Top Channel