Më në fund George Clooney është fejuar dhe fatlumja është Amal Alamuddin, një avokate britanike e cila ka përfaqësuar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Sipas ‘Daily Mail’, aktori i famshëm hollivudian i ka propozuar 36-vjeçares pas pushimeve ekzotike që i kanë kaluar së bashku këto 7 muajt e fundit.

52-vjeçari Clooney është fotografuar për herë të parë me Amalin në tetorin e vitit të kaluar në Londër. Në mars, ata shkuan në Tanzani, ku u fotografuan në safari e më pas kanë vizituar Sejshelin.

E fejuara e aktorit vjen nga një familje intelektuale libaneze e cila është larguar nga Bejruti për shkak të luftës kur Amali ishte shumë e vogël.

Të dielën, zëdhënësi i Clooney nuk e mohoi lajmin e fejesës, por tha: “Nuk komentoj jetën private të tij.”

George Clooney ka qenë i martuar më parë me aktoren Talia Balsam nga viti 1989 deri në vitin 1993. Kjo ka qenë martesa e vetme e tij.

Top Channel