“PD të çlirohet nga pengmarrësit”

27/04/2014 00:00

Partia Socialiste kërkoi që opozita të largohet nga e shkuara dhe të bëhet e përgjegjshme. Olta Xhaçka tha se Partia Demokratike duhet të çlirohet nga pengmarrësit e saj, pasi kjo do jetë garancia që sot i mungon Shqipërisë në opozitë.

“Opozita po kalon ditë të turbullta me avionë imagjinarë që ulen nëpër rrugët e vendit, me naftën që rritet dhe bllokon lëvizjen e makinave, me ilaçet që shtrenjtohen përditë dhe gjithfarë fantazish që po gajasin dynjanë. Por në fakt nuk është aspak për të qeshur sepse një opozitë e turbulluar kaq keq, është një problem i madh për të gjithë Shqipërinë. Të cilës nuk i duhet vetëm një Qeveri e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme, që fatkeqësisht po na mungon gjatë. Ne urojmë dhe shpresojmë me gjithë forcën e arsyes se Partia Demokratike do të bëjë një orë e më parë atë që populli shqiptar bëri në 23 qershor dhe të çlirohet nga pengmarrësit e saj. Sepse një Parti Demokratike e çliruar nga e shkuara është në fakt garancia që i mungon sot në opozitë Shqipërisë ”, deklaroi Xhaçka.

Top Channel