Të paktën ka mbështetjen e fansave

26/04/2014 00:00

Është shumë e njohur për daljet e saj në publik, për provokimet erotike në videoklipet e saj, por edhe në ditët e pushimit, Rihanna është magnet i paparacëve.

Këngëtarja nga Barbadosi u fotografua në shkallët e një arene basketbolli në Nju Jork e veshur thjesht ku vëmendja u përqendrua në pjesën e sipërme të trupit, ku 26-vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë pa asgjë tjetër poshtë duke nxjerrë më në pah linjat e saj.

Dhe nuk ishte surprizë që teksa Rihanna i drejtohej vendit të rezervuar sytë e të gjithë publikut të përqendruheshin drejt saj, duke harruar për një moment se përse ndodheshin aty.

Megjithatë as prezenca e Rihanna-s nuk e ndihmoi Brooklyn Nets, skuadra me të cilën ajo bën tifo, që të fitonte takimin. Në fund 26-vjeçarja u largua me shijen e humbjes, por padyshim me shumë më tepër mbështetje nga fansat e saj.

Në gusht, këngëtarja do të nisë turin botëror “The Monster” së bashku me Eminem.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel