Makthi i peshkatarit që pa tragetin

26/04/2014 00:00

Kim Hyun-Ho nuk gjen më paqe natën. Peshkatari që ndodhej në afërsi të
Sewoli-t, kur trageti po fundosej, thotë se ende i dëgjon thirrjet e
dëshpëruara të pasagjereve; ulërimat kumbojne në kokën e tij.

Kujtimet e atyre qe u perpoq te shpetonte me varken e vet modeste ne 16 prill, jane ende te gjalla per Hyun-Ho-ne. Kim mund te kete nxjerre mbase 25 vete nga uji ate dite, por nuk provon asnje ndjenje krenarie.Perkundrazi, gjithe cfare perjeton tani, nuk eshte jane gje tjeter vecse dhimbje torturuese.

“Ishte nje ferr i vertete. Nje makth, nje agoni. Kishte shume njerez, por pak varka. Ata qe kishin rene ne uje therrisnin per ndihme. anija u mbyt tmerresisht shpejt”, kujton peshkatari.

Kim rrefen sesi i ka pare njerezit e bllokuar brenda tragetit te zhyteshin bashke me te. 187 trupa te pajete jane nxjerre deri tani; te zhdukurit jane 115. Ajo qe mundon peshkatarin eshte perse nuk shpetoi dot me shume. “Po perpiqem te peshkoj serish, – rrefen per CNN, – por tashme jam nje njeri i ndryshuar; gjerat nuk do te jene me kurre si me pare”.

Te 15 anetaret e ekuipazhit jane vene ne arrest dhe perballen me akuzen e vrasjes nga pakujdesia. 11 prej tyre, perfshire kapitenin ishte ndaluar me heret dhe se fundi prokuroria leshoi mandat-arreste edhe per kater te tjeret. Sipas raporteve te fundit, ne periudhen e viteve 2012-2013, ishin bere ndryshime ne kabinat e fjetjes se tragetit, te cilat sipas eksperteve, mund te kene ndikuar disi ne ekulibrin e anijes.

Top Channel