Kreu i Al Kaedës: Rrëmbeni perëndimorët

26/04/2014 00:00

Kreu i ri i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri u ka bërë thirrje anëtarëve të rrjetit terrorist që të rrëmbejnë qytetarët e vendeve perëndimore.

Këtë apel pasuesi i Osama bin Laden e ka bërë në një intervistë, ku ka theksuar se pengjet duhet të jenë kryesisht amerikanë, për të siguruar në këmbim lirimin e xhihadistëve.

Lajmin e bën të ditur SITE, qendra amerikane që monitoron botën xhihadiste në internet. Lideri i grupit terrorist ka folur edhe për ndërhyrjen ushtarake të Francës në Afrikën Qendrore, duke ftuar myslimanët e atjeshëm që t’i bëjnë ballë “agresionit francez”.

Ayman al Zawahiri mori në dorë frenat e rrjetit më të fuqishëm terrorist pas vrasjes së Osama bin Laden, më 2 maj 2011 në Abotabad të Pakistanit.

Ai rrallë është shfaqur në publik dhe shpesh herë agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë deklaruar se nuk kanë shumë informacion për të.

Edhe pse e dobësuar, Al Kaeda përbën ende një kërcënim serioz për Perëndimin, edhe për faktin se në vitet e fundit është shtrirë përtej trojeve arabe, duke arritur Afrikën dhe duke aneksuar grupe rebele të atjeshme, ose duke bashkëpunuar me to.

Top Channel