Tamara Ecclestone, në superformë

25/04/2014 00:00

Vetëm një muaj pasi solli në jetë vajzën e parë, Tamara Ecclestone duket
në superformë. Në fakt gjatë shtatzënisë ajo nuk fitoi kilogramë, duke
mbajtur peshën nën kontroll, përmes ushtrimeve të vazhdueshme.

Tamara, e cila është martuar me Jay Rutland, vijon të kryejë rregullisht ushtrime fizike në natyrë, nën kujdesin e instruktorit, por edhe vetë, duke qenë se tashmë është bërë një eksperte.

Nëna e re duket shumë e lumtur për gjendjen që po kalon.

“Mëmësia është gjëja më e bukur që më ka ndodhur dhe po e shijoj çdo minutë të saj. E dija që do më pëlqente, por nuk e dija që do më pelqente kaq shumë”, është shprehur Tamara, në një intervistë për revistën “Hello!”.

“Ndihem sikur kam rilindur. Gjithnjë kam dashur të kem fëmijë, por nuk e kisha menduar kurrë që do të ndjeja kaq shumë dashuri. Sofia më ka trasnformuar dhe më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht e lumtur. Të kem familjen time është kaq perfekte”, rrëfen ajo.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel