Reduktimi i kultivimit të kanabisit

25/04/2014 00:00

Qarku i Tiranes, nuk njihet si një ndër zonat e nxehta të kultivimit të
kanabis sativa, por në komunat e saj duket se ka tendencë në rritje të
fshatarëve, të cilët kanë nisur ta kultivojnë këtë bimë në toka pa
pronarë apo dhe nëpër vazo lulesh.

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorbsi, i ka kerkuar policise se Tiranes dhe krereve te komunave të bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të reduktuar këtë fenomen.

“Zonat më problematike, në qarkun e Tiranës janë komunat, në të cilat ka patur raste të kapjes në flagrancë të kultivuesve, si për shembull, komuna Baldushk, ku në fshatin Vrap dhe Shpat janë kapur mbi 100 rrënjë kanabis. Gjithashtu në komunën e Bërzhitës, në fshatin Lugë dhe Shalqizë, në fshatin Dritas-Tapizë, në komunën Zall-Herr. Në komunën Zall Bastar dhe Shën Gjergj kanë filluar hapat e parë drejt mbjelljes nëpër vazo për ta kultivuar atë më pas në masë më të gjerë, duke shfrytëzuar dhe terrenin malor”, tha Vorbsi.

Prefekti kerkoi nje bashkepunim me te forte mes policise shkollave dhe institucioneve te tjera, per te frenuar shperndaresit prane shkollave.

Nderkohe, Drejtori i Policise se Tiranes tha se eshte gati plani i masave per vitin 2014, por kerkohet bashkepunim ndërinstitucional.

“Policia e Tiranës dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Tiranës kanë hartuar programe pune të përbashkëta, në drejtim të mbikëqyrjes së territorit, sipas juridiksionit që mbulojnë me qëllim parandalimin dhe eliminimin qoftë edhe të një rrënjë të vetme me përmbajtje lënde narkotike, referuar tendencës së re për t’u kultivuar në zona të cilat janë pa pronësi ose në zona të thella, të cilat policia dhe institucionet e tjera kanë vështirësi praktike për t’i kontrolluar”, thotë Ardian Cipa, drejtor i Policisë së Tiranës.

Ne takim me drejtues te policise dhe krere te njesive vendore nuk moren pjese perfaqesues te komunave qe drejtohen nga kryetare te djathte.

Top Channel