“Dëgjova vetëm pau-pau”, flet dëshmitari okular në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes
Një minator i kompanise konçesionare ACR mbeti i plagosur në Bulqize,
teksa mbaronte turni i pare. Burime policore saktesuan se Petrit Gjoni,
52 vjeç po kryente shperthimet e fund turnit, ne ballin e galerise ne
nivelin e 14 te kesaj miniere, kur nje shperthim i befasishem e ka
plagosur rende.
Kolege te minatorit Gjoni thane se shperthimi ndodhi pasi nje sasi eksplozivi e vendosur kohe me pare kishte mbetur e pashperthyer, nderkohe qe minatoret nuk ishin te informuar. Ndersa po hapeshin vrimat per te vendosur eksplozivin, mjeti shpues ka hasur ne sasine e eksplozivit brenda ne shkemb dhe ka ndodhur shperthimi.
Menjeherë pas shperthimit 52-vjecari eshte nxjerre nga minatoret e tjere te cilet kane bere te mundur dergimin e tij ne spitalin e qytetit te Bulqizes, ku i eshte dhene dhe ndihma e pare por plaget e renda te marra ne trup kane deturuar dergimin e tij me helikopter drejt Tiranes. Policia lokale nisi menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes se rende, e cila duket se ka ndodhur nga mosrespektimi i rregullave te sigurise ne pune.
Top Channel