Stili i ri i Jennifer Lawrence

22/04/2014 00:00

Jennifer Lawrence ka zgjedhur të duket më e rritur dhe më serioze dhe për këtë arsye ka ndërruar stilin e saj.

Aktorja 23-vjeçare, e njohur për interpretimin në sagën “Hunger Games”, u shfaq e veshur në të bardha dhe me një model të ri flokësh në një eveniment artistik të mbajtur të hënën në Nju Jork.

Ndryshimi i modelit të flokëve, që ishin pak më të gjata se herën e fundit që ishte parë në publik, bënte që ato të arrinin pak mbi shpatullat e aktores.

Kalimi nga flokë të shkurtër në të gjatë mund të jetë një proces i komplikuar, por duket se Lawrence ia ka marrë dorën. Në mars, në ceremoninë e Academy Awards, ajo u shfaq me një model tjetër, me flokët të mbledhura pas koke.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel