Richard Gere i kthehet dashurisë së vjetër

22/04/2014 00:00

Do Padma Lakshmi dhe Richard Gere kanë gjetur recetën e dashurisë?
Prezantuesja e spektaklit “Top Chef” dhe aktori i “Arbitrage” po
shoqërohen së bashku, konfirmon Yahoo.

Gere, 64 dhe Lakshmi 43, kanë pak kohë që kanë filluar të shoqërohen rregullisht. “Është ende herët të thuhet, por duket se ata pëlqejnë të kalojnë kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për faqen e njohur të internetit.

Aktualisht aktori është i angazhuar në filmimet e filmit “Time Out of Mind” në Nju Jork, ku jeton dhe bukuroshja brune. Kjo është romanca e parë potenciale për Gere dhe Lakshmi që nga marrëdhënia e mëparshme e tyre afatgjatë.

Në shtator 2013, Gere dhe bashkëshortja e tij prej 11 vjetësh, Carey Lowell, 53 vjeç, njoftuan ndarjen. Ata kanë një djalë së bashku, 14-vjeçarin Homer. Gere ka qenë gjithashtu i martuar me modelen e njohur Cindy Crawford, për katër vjet deri në divorcin e tyre në vitin 1995.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel