Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, këngëtarja rinis koncertet dhe publikon këngë të re
Fjala e urtë thotë: Durimi është virtyt. Dhe duket se durimi i ka shpërblyer fansat kuriozë të Daniel Radcliffe.
Pas pothuajse dy vjet, ikona e sagës “Harry Potter” është fotografuar sërish, për herë të dytë, me partneren e tij Erin Drake, duke u shfaqur i qetë e i lumtur.
Radcliffe u takua për herë të parë me vajzën nga Miçigani në tetor 2012, kur po merrnin pjesë në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings”.
Në këtë film ai interpretonte poetin legjendar Alan Ginsberg, ndërsa ajo personazhin femëror Gwendolyn. Megjithatë, nuk dihet nëse ata u lidhën menjëherë, apo me kalimin e kohës.
Edhe pse lajmet e para flisnin se dyshja dukej shumë “e ngjitur” gjatë një darke në nder të filmit në Sundance Festival, në janar 2013, vetëm pas 7 muajsh ata u fotografuan për herë të parë së bashku.
Ata u panë në Londër, por atëherë ishin më shumë të zënë se si të shmangnin kamerat se sa të merreshin me njëri-tjetrin. Me pak fjalë, konkluzioni për lidhjen e tyre ishte i vështirë.
Top Channel