Kate Upton: Jam aktore serioze
22/04/2014 00:00
U bë e famshme si imazhi i revistës “Sport Illustrated”, ku për herë të parë nxorri më në pah linjat e saj të bollshme.
Por tashmë, e përfshirë në botën e kinemasë, Kate Upton bëhet më serioze. Aktorja 21-vjeçare u fotografua në tapetin e kuq në Los Anxheles në permierën e filmit të saj të parë si protagoniste, “The Other Woman”. Upton kishte zgjedhur një fustan të shkurtër dhe ndoshta paksa të ngushtë për të mbajtur nën kontroll ‘bollëkun’ e saj.
Në tapet parakaloi edhe Cameron Diaz, gjithashtu aktore në filmin në fjalë. Diaz shkëlqeu me një fustan të zi me dekolte të hapur.
Top Channel