Fushë-Krujë, hidhet në erë furgoni i pasagjerëve

22/04/2014 00:00

Fushë-Kruja është tronditur sërish nga tritoli në orët e para të së
martës, kur një makinë ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur, kur një mjet
tip furgon që përdorej për pasagjerë është hedhur në erë me eksploziv në
qendër të qytetit.

Eksplozivi mendohet se ishte vendosur në pjesën e motorit të mjeti tip taksi 8+1 me targa AA900T, i cili ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që është shoqëruar edhe pronari i mjetit për t’u pyetur lidhur me konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar deri të ngjarja.

Top Channel