DiCaprio në rolin e Steve Jobs

22/04/2014 00:00

Leonardo DiCaprio mund të interpretojë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Jobs, në një film të ri biografik.

Nëse do të arrijë marrëveshjen, aktori 39-vjeçar do të bashkohet sërish me regjisorin Danny Boyle, me të cilin ka punuar për filmin ‘The Beach’ në vitin 2000.

Sipas ‘The Holywood Reporter’, skenari i filmit të ri biografik mbi Steve Jobs është shkruar nga fituesi i çmimit Oscar, Aaron Sorkin, i cili është bazuar në biografinë e Walter Isaacson.

Filmi i ri mbi Jobs vjen pak kohë pas atij që kishte si protagonist aktorin Ashton Kutcher. ‘Jobs’ u lançua vitin e kaluar dhe ishte një dështim total në “box-office”.

Top Channel