Balotelli viziton të bijën në Napoli

18/04/2014 00:00

Mario Balotelli ka qenë në Napoli, ku është takuar për herë të parë me vajzën e tij Pia, të lindur më 5 Dhjetor 2012 nga marrëdhënia e pasur me Raffaella Fico, në një mjedis të vënë në dispozicion nga tribunali i minorenëve.

Vajza, e cila jeton me të ëmën në Casertano, ka qëndruar me të atin për rreth 50 minuta. Më pas, Supermario është larguar nga ambientet dhe është futur në një furgon me xhama të zinj.

Dhjetë minuta më pas është larguar edhe Raffaella Fico, me një automjet njëvëndësh. Sipas raportimit të ANSA, tribunali i Brescia-s, kompetente për çështjen Fico-Balotelli, kishte vendosur që të përfshinte edhe një psikolog, i cili do të këshillonte se si të zhvilloheshin takimet e para mes babait dhe fëmijës.

Por, për shkak se Pia jeton me të ëmën në Casertano, takimi i parë u mor përsipër nga tribunali i të miturve në Napoli, që ka krijuar hapësirat, mjetet dhe strukturën e nevojshme për këtë takim.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel