Rikthimi i Mrs. Doubtfire
17/04/2014 00:00
20 vjet pas suksesit të filmit ‘Mrs. Doubtfire’, studioja Fox 2000 ka vendosur që të përgatisë vazhdimin e tij ku protagonist do të jetë sërish aktori i famshëm Robin Williams.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, regjisori i filmit të dytë do të jetë Chris Columbus.
Në filmin e vitit 1993, Williams ka interpretuar një burrë të divorcuar i cili përdorte talentin e tij si aktor për t’u shndërruar në një dado skoceze me emrin Euphegenia Doubtfire, në mënyrë që të qëndronte më shumë me tre fëmijët e tij.
Në këtë film kanë interpretuar edhe Sally Field dhe Pierce Brosnan.
Filmi ‘Mrs. Doubtfire’ ka grumbulluar 222 milionë dollarë në box-office dhe ka fituar një çmim Golden Globe.
Top Channel