Xhaçka: Shfaqja e turpshme e Grida Dumes

13/04/2014 00:00

Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratës së Grida Dumes, duke e cilësuar një shpifje versionin e PD-së mbi vdekjen e një gruaje në qytetin e Korçës, pasi ajo ishte pushuar nga puna disa ditë më parë.

Deputetja Olta Xhaçka e konsideroi një shfaqje të ulët dhe përdorim të një fatkeqësie për qëllime politike reagimin e PD.

“Një grua, nënë, bashkëshorte, është ndarë sot nga jeta. Kjo është një fatkeqësi që vuajnë familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj. Ndërkohë, opozita e shfrytëzon këtë rast për të bërë politik sërish përmes shpifjes, i njëjti avaz si 8 vitet e kaluara. Për arsye etike, në respekt të një personi që sot nuk jeton më, por edhe familjarëve të cilëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, nuk dëshiroi të jap asnjë detaj, për një çështje që nuk përbënte asnjë interes publik nëse zonja Dume nuk do të kishte bërë atë shfaqe të turpshme. Mund t’iu them, me përgjegjësi të plotë, si deputete e Qarkut të Korçës, se nuk ka pasur asnjë largim nga puna të kasaj zonje. I bëj thirrje PD-së apo Grida Dumes të kërkojë ndjesë për këtë deklaratë të turpshme dhe të mos kërkojnë përfitim politik nga çdo gjë”, deklaroi Olta Xhaçka

Top Channel