Përleshje në Romë, kundër masave shtrënguese

13/04/2014 00:00

Roma u shndërrua në një skenë përleshjesh mes protestuesve dhe policisë, të shtunën.  Ajo, që nisi si një demonstratë paqësore kundër masave shtrënguese ekonomike, përfundoi në një protestë të dhunshme, kur një grup punëtorësh dhe studentësh mbërritën në Ministrinë e Industrisë.

Në parrullat e tyre lexohej: “Strehim, të ardhura, dinjitet”. Protestuesit qëlluan me vezë e portokallë ndërtesën dhe më pas goditën me gurë policët, që u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, “disa policë dhe protestues u plagosën, ndërsa gjashtë persona u ndaluan”.

Papunësia në Itali ka arritur në 13%, shumë të rinj janë të mendimit se reforma e punësimit do të cënojë më tej situatën e tyre të paqëndrueshme.

Top Channel