Topi: Votoni reformën territoriale

11/04/2014 00:00

Në një takim me simpatizantët e FRD-së në Kukës, kryetari i kësaj force politike u deklarua për reformën territoriale se ajo duhet të realizohet edhe nëse opozita nuk përgjigjet dhe nuk merr pjesë.

Topi deklaroi se mazhoranca i ka 84 votat e nevojshme dhe duhet të veprojë.

“Kjo reformë ka nevojë për të gjitha palët. Në rast se gjendet ky lloj komunikimi, për të mos thënë konsensus pasi nuk ka më vlerë. Fjala konsensus ka vlerë vetëm në rast se palët ulen, diskutojnë dhe vendosin. Por, në rast se merret si një mënyrë presioni politik, unë e kam thënë që konsensusi merret nga vota e popullit. Kur Kushtetuta parashikon që një votim i cilësuar kërkon 84 vota, në rast se i kam 84 vota, i bëjmë ftesë opozitës dhe opozita nuk shkon, jam i mendimit se mazhoranca duhet t’i dalë për zot votave që ka marrë”, tha Topi.

Top Channel