“The Guardian” ironizon Berlusconin

11/04/2014 00:00

“Zgjidh një dënim, vish Berlusconin”. E përditshmja britanike “The
Guardian” ka ironizuar me vendimin e pritshëm të gjykatës së Milanos
ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, lidhur me shërbimin që ai do
të bëjë për komunitetin në këmbim të burgut.

Në versionin e saj online, gazeta ka publikuar një lojë interaktive, me një foto të vizatuar të Berlusconit, të cilin vizitorët mund ta veshin me kostumet më të përshtatshme në vartësi të dënimit.

Gazeta ofron pesë opsione: atë të një operatori të shërbimeve sociale, të një kllouni, një kopështari, një kujdestari në një strehë kafshësh shtëpiake dhe atë të një të burgosuri.

Pra, për çdo destinacion ka një uniformë, të cilën “The Guardian” e shoqëron me një informacion të shkurtër: nga tuta me vija të bardha e të zeza për arrestin shtëpiak, tek ajo shumëngjyrëshe për kllounin me topin e kuq tek hunda, deri tek çizmet për rolin e kopështarit.

Përveç këtyre, loja interaktive shoqërohet edhe me një artikull të gjatë, në të cilin mes të tjerash shkruhet se, “vendimet e mundshme të gjykatës me siguri nuk janë pjesë e ëndrrave të një ish-kryeministri”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel