“Të shpëtojmë ekonominë ukrainase”

11/04/2014 00:00

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew i ka kërkuar vendeve të tjera të kontribuojnë më shumë në ekonominë e Ukrainës. Ai i tha FMN-së se Ukraina ka nevojë për shuma të mëdha financiare dhe vendet e tjera duhet të shtojnë një kredi prej 1 miliard dollarë.  

Kërkesa e Lew vjen menjëherë pasi Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk , u shpreh i gatshëm t’i delegojë më shumë pushtet rajoneve lindore, ku separatistët pro-rusë janë duke sfiduar qeverinë e Kievit me kërkesat për referendume të tipit të Krimesë.

“Shtetet e Bashkuara po nxisin programit e FMN-së përmes një pakoje plotësuese, e cila përfshin një garanci prej 1 miliard dollarë kredi, por edhe asistencë teknike”, tha Jacob Lew në një deklaratë të FMN-së.

“Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar, bankat e zhvillimore të marrin hapa të menjëhershme për të mbështetur programin e FMN-së, duke pasur parasysh nevojat e konsiderueshme financiare të Ukrainës”, shtoi Lew.

Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi për Ukrainën, muajin e kaluar, një paketë prej 18 miliardë dollarësh, por paketa shkoi deri në 27 miliardë me kontributet nga Europa dhe SHBA-ja. Si kusht FMN vendosi uljen e shpenzimeve qeveritare dhe rritjen e taksave.

Top Channel